Pas stuhisë me shi që përmbyti dhjetra hektarë tokë, vendi ynë pritet që të përballet me një tjetër ndryshim klimaterik.
Duke nisur nga dita e sotme, temperaturat në vend do të zbresin drastikisht duke shënuar rekorde për këtë vit.
Për shkak të stuhisë “Elpis” temperaturat në Shqipëri si rrallë herë do të shkojnë deri në -23 °C, aq sa nga Ministria e Arsimit është kërkuar edhe mbyllja e shkollave nga data 24-26 janar.
Ndërkohë që autoritetet homologe greke e kanë “çarë” rrjetin me këshilla dhe paralajmërime për qytetarët, në Shqipëri ende nuk ka ndonjë paralajmërim të fortë./albeu.com/
Postimi i autoriteteve Greke