Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ai dhuroi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të tij të makinave elektrike, për bamirësi vitin e kaluar.
Dhurimi u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”, ndonëse në dokuent nuk përmendej emri i marrësit.
Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.
Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021, sipas një dosjeje rregullatore.
Ai gjithashtu tha në Twitter atë vit, se ai planifikoi të dhuronte 20 milion dollarë për shkollat në Cameron County dhe 10 milion dollarë për qytetin Brownsville në Teksas, SHBA për “rigjallërimin e qendrës së qytetit”.
Musk gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai planifikon të gjejë pasardhësin e tij si shef ekzekutiv i Twitter deri në fund të vitit 2023.
“Unë mendoj se ndoshta nga fundi i këtij viti do të ishte një moment i mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë, sepse mendoj se duhet të jetë në një pozicion të qëndrueshëm përreth, në fund të këtij viti,” tha ai.
“Mendoj se duhet ta stabilizoj organizatën dhe thjesht të sigurohem që të jetë në një vend të shëndetshëm financiarisht dhe që udhërrëfyesi i produktit të jetë i përcaktuar qartë”, tha ai në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.
Biznesmeni multimiliarder bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Ai ka thënë që atëherë kompania ishte afër falimentimit.
Megjithatë, ai është kritikuar nga disa investitorë të Tesla-s për shpenzimin e tepërt të kohës së tij duke u fokusuar në përpjekjen për të kthyer rreth Twitter-it./albeu.com