Elisa Spiropali mesazh nga Athina: Me grekët zemërgjerë ndamë bukën dhe kripën

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, gjatë fjalimit para mbështetësve të shumtë stadiumit në Athinë,  tha se shqiptarët dhe grekët kanë ndarë bukën dhe kripën.

Gjithashtu, Spiropali vuri theksin tek fërkimet dhe keqkuptimet dhe mëritë e vjetra në kufirin dikur të heshtur, mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.

Spiropali: “Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që ruhej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.

Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.

Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë”.


Shtuar 12.05.2024 12:08