Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka bërë një rrëfim të ndjerë dhe tronditës në “The Dalina Show”, duke folur për përvojën e saj në spektaklin “Dancing with the Stars” dhe reagimet që pasuan pas lidhjes së saj me kërcimtarin profesionist Ledian Agalliu.
Tre vite pas pjesëmarrjes së saj në program, Elhaida zbuloi se përveç emocioneve që solli gara, ajo u përball me një valë të ashpër urrejtjeje në rrjete sociale.
“Më vinin mesazhe të tmerrshme! Mesazhe vrasjeje. Nuk ishte aspak e drejtë të ndodhte ajo gjë. Po të mos isha lidhur në ‘Dancing with the Stars’, do ta kisha fituar!” – ka rrëfyer ajo.
Këngëtarja u shpreh se kjo periudhë e vështirë e ka prekur emocionalisht, por gjithashtu e ka bërë më të fortë dhe më të vetëdijshme për ndikimin që mund të kenë komentet negative në rrjet.
Elhaida theksoi se nuk e pendon asnjë moment për pjesëmarrjen në spektakël, pasi ajo i dha mundësinë të tregonte një anë të re të saj si artiste dhe të provonte forcën e pasionit për skenën.
Aktualisht, artistja është përqendruar në projekte të reja muzikore dhe përgatitet për publikimin e këngëve të reja. Deri atëherë, të gjithë fansave të saj i mbetet vetëm të presin…
