Ekzekutoi gruan me kallashnikov, Koço Buzo: Isha në shtëpi, nuk mbaj mend asgjë!

Ngjarja e rëndë që tronditi ditën e djeshme Elbasanin ka përfunduar me lënien në burg të 58 vjeçarit që i mori jetën gruas së tij me kallashnikov në mes të qytetit dhe në sy të djalit.

Por në dëshminë e tij në Polici, autori është shprehur që nuk mban mend asgjë dhe se prej gjashtë muajsh nuk kishte aspak komunikim me bashkëshorten. Madje sipas tij, ai ndodhej në shtëpi dhe ngjarjen e ka marrë vesh në polici ndërsa ka rrëfyer se armën e kishte që nga viti i trazirave në 1997.

Koço Buzo kishte kërcënuar gruan e tij, Liljana Buzo mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë.

Ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje.  Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. E shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”. /albeu.com/


Shtuar 8.05.2021 14:31