Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belgjikë mbrëmjen e kaluar ku në një atentat mafioz ka mbetur I vdekur shqiptari Bledar Muça.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Antwerp të Belgjikës dhe dyshohet se në mes të kenë qenë pazaret e drogës mes bandave.
Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapajt.
Së bashku me Florenc Çapjan ai i kishte mbijetuar një atentati të mëparshëm në Elbasan./albeu.com.