Një 28-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me 6 plumba pas një atentati në Belgjikë.
Ngjarja ndodhi në Koekelare, ndërkohë që mediat belgen bëjnë të ditur se 28-vjeçarin i ekzekutuar është shtetasi Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.
I riu u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.
Prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.
Autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes./albeu.com