Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë, Laert Haxhiu i cili u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. Haxhiu iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.
Haxhiu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale. 32-vjeçari njihet si organizatori dhe një nga autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit 2017 ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bares, armik i Haxhiut.