Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbërritur këtë të martë Turqi kutema e diskutimit do të jetë krijimi i rrugëve detare për të lehtësuar eksportet e grurit në Detin e Zi.
Lavrov pritet të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoglu.
Lufta e vazhdueshme në Ukrainë që nga 24 shkurti ka bllokuar pjesën më të madhe të eksporteve të Ukrainës përmes Detit të Zi, duke sjellë rritje të çmimeve dhe duke paraqitur një rrezik serioz të urisë në vendet që varen nga këto eksporte, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Me kërkesë të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, Turqia ofroi të ndihmonte në shoqërimin e autokolonave detare nga portet e Ukrainës, pavarësisht pranisë së minave, disa prej të cilave ndodheshin pranë brigjeve turke, të cilat u vendosën pas pushtimit rus të Ukrainës./albeu.com