Kanë nisur në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në prag të Pashkëve.
Pelegrinë te krishterë kanë mbushur Kishën e lashtë të Varrit të Shenjtë për të shënuar traditën shekullore, sipas të cilës çdo vit në të shtunën e Madhe të pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë u kalohet me qirinj besimtarëve.
Ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Theophilos III. Patriarku ortodoks grek i Jeruzalemit, pasi heq petkun e tij hierarkik dhe vishet me një rrobë të bardhë, hyn në dhomën e errët me ne duar tufa prej 33 qirinjsh, që simbolizojnë vitet e jetës tokësore të Jezu Krishtit, çka përbën dhe momentin kulmor të ceremonisë.
Atje, ai qëndron në lutje për rreth 15 minuta. Pak çaste më vonë, del duke mbajtur qirinjte e ndezur nga Zjarri i Shenjtë, çka shënon Ringjalljen.
Festa e Pashkës, që simbolizon pikërisht ringjalljen e Jezusit, zakonisht tërheq mijëra adhurues në Kishën e Varrit të Shenjtë, ku të krishterët besojnë se Jezusi u varros. Varri ndodhet në zemër të lagjes së krishterë të qytetit të vjetër në Jerusalemin Lindor, të aneksuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967, në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht.