Edona James konfirmon lidhjen e dashurisë, dhurata romantike që mori nga partneri

Edona James sapo ka zbuluar për ndjekësit e saj në Instagram se është në një lidhje të re dashurie. Në një video të publikuar pak minuta më parë, ajo shfaqet e emocionuar duke marrë një buqetë madhështore me trëndafila të kuq.

“Faleminderit zemra ime, të dua shumë…” janë fjalët plot emocion që dëgjohen nga Edona, drejtuar personit misterioz që i ka fituar zemrën.

Kjo surprizë romantike duket ta ketë bërë shumë të lumtur Edonën, ndonëse ajo ka preferuar që identitetin e partnerit të ri ta mbajë ende sekret nga publiku.


Shtuar 8.04.2025 19:20