Edith Harxhi padit Lulzim Bashën

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi ka paditur ish-kreun demokrat Lulzim Basha. Ajo ka kërkuar çregjistrimin e tij si kryetar.

“Kam mbaruar një nga seancat gjyqësore për padinë që i kam drejtuar gjykatës së Tiranës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të PD për kryetar, më 13 qershor. Sot kërkova ndryshimin e objekt padisë, çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike të Gjykatës. Kjo u pranua sot nga gjyqtari dhe seanca tjetër vijon. Deri sot nuk ka pasur seancë normale. Kërkesa do të merret në shqyrtim, seanca do vijojë më tej pas disa javësh”, tha Harxhi./aalbeu.com


Shtuar 22.11.2022 14:14