Edhe sot asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë, ulen ndjeshëm rastet

Edhe ditën e sotme Kosova nuk ka regjistruar asnjë vdekje me Covid-19, ndërsa raste positive janë regjistruar vetëm 5. Numri i rasteve ka rënë ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruar 23 të prekur me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 15:09