Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e Klarita Ismalaja. Fqinjët e viktimës bëjnë me dije se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi.
Mësohet se kohët e fundit mes çiftit ka pasur edhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjeçares.
Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq, pikërisht dhe vendi ku u vra me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”.
Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.
Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda këtij muri rrethues, që i përket një fasonerie.
Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.