E vrau dhe madje nuk mori përsipër as shpenzimet e ceremonisë mortore të Carolinës, çfarë i kërkoi Babis të vjehrrës

Teksa tashmë piloti 32 vjeçar është pas hekurave për vrasjen e bashkëshortes së tij Carolinës, zbardhen të tjera detaje pas momentit që kreu krimin makabër.

Së fundmi avokati i familjes së Carolinës ka zbuluar se Babis Anagnostopoulos, pasi i kishte vrarë të bijën, kishte kërkuar nënës së Carolinë që të paguante parat e arkivolit dhe shpenzimet mortore.

Arkivoli i Caroline u kërkua nga autori që të paguhej nga nëna e saj dhe ajo e pagoi atë.” tha avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis.

Ndërkohë mediat greke, raportojnë se pak para krimit Caroline po shikonte për një apartament me qira në Athinë, ku edhe kishte planifikuar që të studionte në një shkollë kuzhine.


Shtuar 27.06.2021 22:31