Familja e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë nga një atentat më 1 nëntor të vitit 2019, kanë paditur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të akuzuarit për ngjarjen.
Familja Maloku kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit Andi Maloku, i cili drejtonte mjetin e prokurorit në momentin e atentatit.
Shuma e dëmshpërblimit do të caktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme në ngarkim të Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.
Në atentatin e nëntorit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit u plagos prokurori Ndoja dhe Alekasnder Laho (Rrumi i Shijakut), si edhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.