Nga rrahja e babait te vjedhja, prangosen 11 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka kryer një seri arrestimesh në kryeqytet.

Bëhet fjalë për rreth 11 të arretuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë shtetasit Z. I., 28 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, disa fishekë manovër dhe pranga metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. L., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje;

– J. Sh,. 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka përndjekur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi i shtetasit J. O., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit K. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– L. D., 54 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit, ka aksidentuar shtetasen I. Zh., 66 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– R. B., 37 vjeç, K. K., 65 vjeç, A. R., 53 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 16.11.2021, në bulevardin “Zhan D’Ark”, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 63 vjeçe. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 14:32