E rëndë, treni del nga shinat, plagosen 20 të persona (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi, ku njëzet persona u plagosën, pasi një tren që transportonte më shumë se 200 pasagjerë doli nga shinat.

Sipas mediave të huaja, treni i pasagjerëve udhëtonte nga qyteti Vorkuta, në veri të Rrethit Arktik, në portin e Novorossiysk, në Detin e Zi.

Treni doli nga shinat pranë qytetit Inda në Republikën e Komit, një rajon me popullsi të rrallë dhe shumë të ftohtë.

Kompania kombëtare hekurudhore, tha se se sipas informacioneve dyshohet se shkaku i daljes nga shinat ishte “përfshirja nga uji pas shirave të dendur”.


Shtuar 27.06.2024 07:44