Regjimi i talebanëve në Afganistan ka ndëshkuar ashpër një volejbolliste atje duke i prerë kokën dhe duke postuar videot e krimit në rrjetet sociale.
Vajza në fjalë ishte volejbolliste e kombëtares, gjë që ka tronditur gjithë botën e sportit atje.
Bëhet fjalë për Mahjabin Hakimi, sportisten e re e cila ka luajtur edhe me të rinjtë e kombëtares afgane por që tragjikisht u masakrua nga talibanët dhe zbulimi vjen nga trajneria Suraya Afzali.
Edhe emri i kësaj të fundit është modifikuar nga frika se mund ta pësojë edhe ajo sepse Hakimi është volejbollistja e dytë që ekzekutohet pas një vajze tjetër sportiste në muajin gusht e cila u vra me armë nga talibanët.
Të gjithë këto krime makabër po zbulohen me vonesë sepse të gjithë kanë frikë të zbulojnë krimet e talibanëve.
Madje edhe familja e Mahjabin Afzali e mohon ekzekutimin e vajzës së tyre nga talibanët nga frika e ndonjë represioni ndaj tyre. Ata shprehen se vajza ka vdekur në rrethana misterioze një muaj përpara se Kabuli të binte në duart e talibanëve.
Këto veprime duket se po kthejnë të gjitha pritshmëritë për talebanët, edhe pas fjalës së tyre se do rishikonin veprimet e tyre pas ardhjes në pushtet./albeu.com/