Teksa akuzat kundrejt policisë së Shteteve të Bashkuara vijojnë, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur atje.
Sipas burimeve nga mediat vendasem policia atje ka sulmuar ndaj një gruaja me ngjyrë e cila ishte shtatzënë.
Video e momentit të sulmit është publikuar në internet dhe është bërë menjëherë virale.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur në zonën e Kansas City.
Autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se dy makina policie ishin vënë në ndjekje të një automjeti pasi dyshonin për grabitje të armatosur.
Oficerët e policisë lokalizuan automjetin e parkuar pranë një dyqani, ndërsa brenda tij gjendeshin dy persona dhe iu afruan. Në atë moment, shoferi i makinës u largua menjëherë, ndërsa dy oficerët u afruan te makina ku qëndronte 26-vjeçarja Leonna Hale. Ajo doli nga automjeti dhe dyshohet se u tha oficerëve se kishte një armë në makinë.
Në atë moment, dy policët qëlluan disa herë në drejtim të 26-vjeçares, kanë bërë të ditur autoritetet. Për fat të mirë, Hale mbijetoi edhe pse mori disa plumba. Ajo u dërgua në spital dhe mëshohet se është në gjendje të qëndrueshme.
Video është filmuar nga një dëshmitare që u ndodh rastësisht jo shumë larg nga vendngjarja. Gruaja që kapi videon u identifikua si Shedanja nga Kansas City. Ajo u shpreh se Hale kishte duart lartë dhe u tha policëve se ishte shtatzënë, ndërsa ata nuk hezituan, por e qëlluan 5 herë.
Autoritetet kanë marrë masat paraprake ndaj dy policëve që qëlluan me armë duke i pezulluar ata nga detyra, ndërsa mbi këtë ngjarje hetimet janë duke vazhduar.