Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në Zvicër, ku një vajzë e re nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Vitesa (Amir) Kukalaj, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Varrimi i së ndjerës bëhet nesër më 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh.
Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale, ndërsa përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në Kosovë.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 (e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh. E pamja vazhdon dy dit pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftim.