Një 55-vjeçar italian ka ndërruar jetë pasi u hodh nga ati i tretë i banesës ku banonte në fshatin Cerkovinë, Vlorë.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar italianin në një veprim kaq të rëndë, teksa policia po heton për tv zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com