E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, njofton policia.

Policia po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.


Shtuar 24.05.2024 19:12