Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.