Mesditën e kësaj të marte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 58-vjeçar teksa ishte duke kryer punime në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia ku fatkeqësisht ka humbur edhe jetën.
Sipas informacioneve policore, 58-vjeçari dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Më tej, uniformat blu shprehen se si pasojë e dëmtimeve të marra, punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.