Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Vaqarr Tiranë, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve, dyshimet e para janë se i riu mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi:
“Më datë 27.08.2024, rreth orës 08:00, në Kodër Vaqarr, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi 28-vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.