Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në anë të rrugës në fshatin Golem, ku ai banonte.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një arrest kardiak. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në fshatin Golem, në anë të rrugës së këtij fshati, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit R. A., 63 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të humbjes së jetës së 63 vjeçarit.