E rëndë në Manëz, makina e plehrave merr me vete 64-vjeçarin, ndërron jetë

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave.

Burime nga familja thanë se Teni prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.

Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë.

Njoftimi i policisë:

Manzë

Në Manzë, shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.