Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjyshaj të Lushnjës. Sipas komunikatës, mbrëmjen e së premtes G.GJ., 45-vjeç, është gjetur nga familjarët pa shenja jete.
Policia thotë se të paktën nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë rrufeja për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit.
Teksa lidhur me ngjarjen hetimet vijojnë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po merret me zbardhjen e detajeve.
Njoftimi:
Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45-vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja