Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një burrë është gjetur i vdekur në hapësirën e shtëpisë së tij.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, njofton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.