Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç të Korçës, është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33-vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.