Mëngjesin e sotëm në orën 8:50 ne Itali, katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Bëhet me dije se aksident i rëndë ka ndodhur në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.
Mediat italiane, raportojnë se një automjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio, duke shkaktuar plagosjen e katër punëtorëve shqiptarë.
Të plagosurit janë një punëtor 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar.
Të plagosurit u transportuan menjëherë me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë.
Karabinierët e pylltarisë Fiuggi, kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.