E rëndë në Gjermani, shqiptari vret bashkatdhetarin

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 52-vjeçar, pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse.

39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është autor i vrasjes.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit, janë duke vazhduar.


Shtuar 19.07.2024 13:19