E rëndë në Fier/ Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i policisë

Ditën e sotme, janë regjistruar të shtëna me armë në fshatin Baltëz. Nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person, i cili raportohet se është një polic.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Autori gjithashtu, është ende i paidentifikuar.

Zona ku ndodhi ngjarja, është rrethuar nga policia dhe po heton rastin.

Policia ka rrethuar zonën, si dhe viktima ende ndodhet i mbuluar me çarçaf.


Shtuar 13.05.2024 14:04