Rreth orës 14:40, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku një 56- vjeçar, dyshohet se se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Lajmi në përditësim…