E rëndë në Durrës, një grua vret veten me thikë

Një grua është vetëvrarë duke goditur veten me thikë, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Zonja është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka arritur të mbijetojë. Burime bëjnë me dije se sapo ka arritur në urgjencë, ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Policia ka shkuar në banesën ku ajo jetonte, për të hetuar shkaqet që çuan atë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com