Këtë të shtunë rreth orës 08:00, një 50-vjeçar u gjet në banesën e tij në Devoll pa shenja jete. Shtetasi me inicialet N.Sh, mësohet se u gjet i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Sipas informacioneve policore, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Devoll/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.