Një elektriçist është plagosur rëndë në Bulqizë, pasi gjatë punës ka rënë nga një shtyllë elektrike.
61-vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Shkak i incidentit, dyshohet se ka qenë mungesa e kushteve të punës.
Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekipit të grupit të OSHEE-Shupenzë. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë, thuhet në njoftim.