E rëndë/ Modelja 22-vjeçare përplaset për vdekje, kur ndaloi makinën në anë të autostradës (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një aktore dhe modele, është përplasur për vdekje nga një automjet me shpejtësi, teksa rregullonte rrotën e mjetit të saj në një autostradë.

22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.

Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit, automjeti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme.

Policia e Goias, tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan për të kontrolluar, duke dalë nga mjeti në anë të autostradës.

E reja kishte tentuar të riparonte defektin por ishte goditur papritur nga një automjet që kalonte me shpejtësi dhe tragjikisht humbi jetën në vendngjarje.

Shoferi automjetit që e goditi raportohet se nuk ndaloi dhe u largua nga vendngjarja.

Automjeti goditës po udhëtonte në një drejtim me atë të viktimës.

Mikesha e viktimës Laura Teixeira, shkruante në rrjetet sociale: “Ne përfunduam organizimin e punës për agjencinë tonë që prisnim prej kohësh, por ndodhi tragjedia. Të desha shumë mikesha ime, një dhimbje të madhe ndjej”.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për rrethanat e tragjedisë dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 


Shtuar 16.02.2024 16:00