Një autobus ka rënë në një humnerë në Indi.
Sipas burimeve nga mediat atje, të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu mësohet se minibuzi transportonte nxënës dhe u rrëzua në një humnerë në veri të Indisë.
Mjeti transportonte studentë, ndërkohë që humbi kontrollin në Kashmir, mëngjesin e së mërkurës. Autobusi doli nga rruga dhe ra rreth 250 metra në një humnerë pranë një fshati në veri të Indisë.
Nëntë persona humbën jetën në vend dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Zyrtarët thanë se 29 të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Presidenti Draupadi Murmu shprehën ngushëllimet e tyre në Tëitter.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Modi./albeu.com/
11 Killed due to student bus crash in India
After a minibus carrying students fell into a deep valley in Indian Kashmir, at least 11 people were killed and more than 29 others were injured. pic.twitter.com/LEjGbYryrs
— ACROSS THE LINE (@ErajChangizian) September 14, 2022