Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet ku dy vëllezër të mitur janë konfliktuar me njëri tjetrin, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, ku një 12 vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht 17 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.