E qëlloi me armë zjarri shqiptarja, del nga spitali mjeku i njohur grek

Pak ditë më parë në Greqi bëri bujë sulmi i shqiptares ndaj mjekut të njohur grek Jorgos Neos me të cilin ka një vajzë nga lidhja e tyre intime jashtëmartesore.

Shqiptarja Klodiana Çelo sot gjendet në burg ndërkohë mjeku sot ka lënë spitalin dhe është larguar drejt shtëpisë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, fryt i së cilës ishte edhe një vajzë. Në kohën kur vajza kishte lindur, mjeku Neos e kishte njohur si fëmijën e tij, por ia kishte bërë të qartë shqiptares së nuk do të divorcohej nga gruaja e tij, një shtetase angleze, me të cilën kishte edhe fëmijë.

Klodiana Çelo Pavlidou, qëlloi me armë zjarri partnorin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.11.2021 14:26