Ish-sulmuesi i Liverpool-it tashmë një artist i muzikës Rap (VIDEO)

Ish-asi i Liverpool-it, Ryan Babel ka publikuar autobiografinë e tij si një rekord Rap.

Ylli holandez, 34 vjeç, kishte gjithmonë një interes për hip-hop-in dhe luante me idenë e lëshimit të muzikës, ndërsa ai kishte një karrierë në futboll.

Por, pasi loja i merrte shumicën e kohës, ai krijoi një shtëpi diskografike kur ishte 22 vjeç dhe u shfaq në këngët e artistëve të tjerë.

Tani, me përfundimin e karrierës së tij, Babel ka hyrë në mikrofon me një ide vërtet krijuese. Në “Autobiografia – Kapitulli 1”, ndërkombëtari holandez këndon për marrëdhënien e tij me Rafa Benitez, se si Louis van Gaal nuk besonte në të dhe konfliktet me  ish-shokun e skuadrës Ibrahim Affelay./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 14:29