E prezantoi me Kushner, Lordi Rothschild kritikon Ramën: Reduktimi i Parkut të Butrintit dhe ligji për investimet strategjike bien ndesh me detyrimet ndaj UNESCO-s dhe BE-së

Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit, si edhe me legjislacionin për investimet strategjike.

Sipas Rothschild, reduktimi me 800 akra (rreth 324 hektarë) i territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, së bashku me legjislacionin e vitit 2024 për investimet strategjike, bie në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Ai argumenton se këto veprime janë në kundërshtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe me frymën e mbrojtjeve mjedisore të ndërtuara gjatë tre dekadave të fundit.

“Edi Rama është një politikan unik, dikush që unë e admiroj, dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por reduktimi me 800 akra i Parkut Kombëtar të Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, ashtu siç zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, është në kundërshtim me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjeve mjedisore që janë ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit”, thekson Lordi Rothschild.

 


Shtuar 30.07.2026 13:49

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet