Policia e Tiranës ka arrestuar një 33 vjeçar i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 32 vjeçare.
Policia njofton se u arrestua Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.