Sergio Conceicao nuk do të jetë trajneri i Napoli-t sezonin e ardhshëm, sipas Sport Mediaset.
Dukej gjithçka e mbyllur, por palët duket se kanë patur mosmarrëveshje për kontratën dhe kryesisht për mungesën e kualifikimit të skuadrës në Champions League.
Në Portugali janë të sigurt se Porto do t’i ofrojë një rinovim dyvjeçar trajnerit.
Alternativat e Napoli-t tani janë Luciano Spalletti, Simone Inzaghi, Ivan Juric dhe Vincenzo Italiano.