E nis me këmbën e mbarë, Manchester United shënon 5 herë në portën e Lidsit

Manchester United ka korrur një fitore të shkëlqyer kundër Lidsit duke fituar 5-1.

Duket se United e ka nis me këmbë të mbarë sezon e ri futbollistik 2021/2022 të Premier Ligës. Skuadra e Solskjaerit ka shkëlqyer në duelin e parë në stadiumin “Old Trafford”.

Heroi i këtij takimi ishte Bruno Fernandesh i cili realizoi një tripletë në minutat, 30′, 54′ dhe 60′.

Ndërsa dy golat e tjerë u shënuan përkatësisht nga Grinvud në minutën e 52′ dhe Fred në minutën e 68′.

Sakaq golin e vetëm të takimit për skuadrën e Marselo Bielsas e realizoi në minutën e 48′ Ajling.

Me këtë sukses, Junajtid mban përkohësisht vendin e parë në kuotën e 3 pikëve./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 15:34