E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvillon takim me kreun e SPAK, ja se çfarë u diskutua

E ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy Vanhorn ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani .

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Vanhorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë të vetëm luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tyre, ata duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

Ambasada thekson se kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE.

POSTIMI I AMBASADËS:

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE.


Shtuar 17.10.2024 17:59