Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama foli për politikanët e korruptuar.
Kreu i qevrisë sqaroi se ai nuk do të jetë mburojë për asnjë polikan të korruptuar, ndërsa ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Të lidhura
Rama tha se Berisha dhe polikanët që po hetohen për korrupsion predikojnë për përgjegjësi morale, për shkak të interesave të tyre personale.
Edi Rama: Përgjegjësi morale që predikohen nga njerëz të izoluar në ballkone për korrupsion apo të dalë fare nga binaret e arsyes, për shkak të hetimeve të korrupsionit të tyre që i ndjek si hije nëpër gjumë, duke mos deklaruar as sa paguhen realisht në ato klubet ku dalin… Një kokë këtu një kokë atje bam e bum ,morali kush e ka radhën për tu dorëhequr…Zyrtarët e lartë janë pjesë e gjithë sistemit ekzekutiv, të cilin ne drejtojmë. Përgjegjësia para ligjit është individuale, por llogaridhënia institucionale./albeu.com



