Rama e pranon: Ende punë brenda PS për të luftuar korrupsionin, kemi pastruar, por as forca jonë s’ka fituar imunitet

Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij foli edhe në lidhje me luftën ndaj korrupsionit.

Ai tha se sot era është kthyer në favor të shtetit.

As korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur si fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse se ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet e vatrat e korrupsionit, ka shumë për të pastruar. Brenda partisë sonë ka punë për furnizimin nga influenca e korrupsionit.

Këtu nuk bën asnjë përjashtim, as pushteti qendror, apo bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre. Apo dhe agjencitë e tjera, apo partitë, janë lehtësisht të arritshme nga oferta e korrupsionit. Shpesh janë të prekshme nga korrupsioni, madje të gjunjëzueshme nga pikëpamja e korrupsionit”, tha Rama.


Shtuar 7.05.2024 10:40